[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gashi: Vendimi i Thaçit është i drejtë, Kurti nuk mund të bllokojë institucionet



Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vendimi i presidentit Hashim Thaçi për të kërkuar mandatarin nga VV’ja është i drejtë dhe në vijë me Kushtetutën e Kosovës.

‘’Vendimi i Thacit është i drejtë, edhe pse nuk dua kurrë të pajtohem me këtë njeri, sepse edhe në bazë të vendimit kur zonja Jahjaga kishte kërkuar mendim nga kushtetuesja në vitin 2014, sqarohet cështja e mandatarit dhe e mocionit’’, thotë ai.

‘’Ne kemi arritur 50% së bashku me VV’në, por edhe opozita ka 50% mos të harrojmë. Askush nuk i fitoi zgjedhjet për të qeverisur i vetum. Veseli e mbajmë mend se e refuzoi mandatarin. Kurti nuk ka të drejtë të bllokojë vendin dhe institucionet’’, shtoi tutje ai.

‘’Kurt ka të drejtën të formojë shumicën e re, nëse dëshiron. Kjo është logjika politike. Qeveria është produkt i vendit, jo i popullit. Kemi demorkaci të tërthortë ku zgjedhen përfaësuesit e ata e zgjedhin qeverinë’’ thotë Gashi.

Menu Title