[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gastronomët nuk durojnë më: Organizojnë protestë për të premten para objektit të Qeverisë së Kosovës



Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka marrë vendim që të premten e ardhshme, të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e tyre, thuhet se kërkesat që ata ia adresuan Qeverisë së vendit, nuk u plotësuan dhe kështu ata kanë vendosur që të mbajnë protestë. Ata kishin kërkuar që t’u zgjatet orari që të mund t’i mbajnë lokalet e tyre të hapura.

“I bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve, punëtorëve, dhe çdo qytetari të Republikës së Kosovës që me datën 25.09.2020 nga ora 14:00 – 15:00, të mbyllin bizneset e tyre dhe të na bashkangjiten në ora 14:00 para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që të dorëzojmë kuponat fiskal”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë i tyre.

NJOFTIM!!!Edhe një herë u cënua e drejta e biznesit në Kosovë.Edhe një herë shteti tregoi që nuk i intereson…

Publiée par Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sur Vendredi 18 septembre 2020

Menu Title