[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Geci lajmërohet nga Haga: Jam marr në pytetje për tre ditë, plot 20 orë



Botapress 18 Shtator- Gani Geci është lajmëruar nga Haga, duke treguar se është interivstuar për tri ditë rresht, për 20 orë. Ish-deputeti i Kuvendit, shkruan Botapress.info

Geci ka thënë se u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët për 20 orë, derisa ka thënë se nga dëshmia e tij duhet të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar komunikatën nr.59 dhe ata që kanë dhënë urdhër për vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut.

“Nga dëshmia ime mund të frigohen ata që e kanë shkruar komunikatën 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frigohen. Për 20 orë, të gjitha pyetjet që kanë pasur prokurorët, unë u jam përgjigjur. Mendoj që komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe, meqenëse më nuk do të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Geci për intervistimit.

Shkrimi i plotë i Gecit:

Të dashur qytetarë,

sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë.

Të dashur qytetarë, sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë.

Publiée par Gani Geci sur Vendredi 18 septembre 2020

Menu Title