.
×

Genta Ismajli rrethohet me dhurata super të shtrenjta nga i dashuri



Genta Ismajli duket se është shumë e dashuruar dhe prej kur është zbuluar lidhja e saj, ajo vazhdimisht po e shfaq këtë në rrjetet sociale. Këngëtarja po shijon ditët e saj më të bukura gjatë këtij fundvitit në prani të të dashurit të saj, biznesmenin turk Husen.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një fotografi ku shihet e ulur në prehrin e tij, ndërsa ka shkruar një fjali humë romantike për dashurinë.

Ndërsa sot Genta shihet në disa fotografi e rrethuar ga dhurata të shumta, të gjitha të firmës shumë të njohur botërore, Louis Vuitton.

Ajo tregon se këto dhurata poshtë pemës së vitit të ri i kanë ardhur nga ‘dashuria e saj’, pasi e falënderon përmes shumë postimeve .

“E llastuar nga dashuria ime”, shkruan Genta në njërën nga fotot.

39-vjeçari Husen jeton mes Turqisë dhe Zvicrës, ku ka bizneset e tij.