[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjakovë: Nusja ikën nga shtëpia për shkak të vjehrrës, gjendet pa ndjenja



Policia e Kosovës ka raportuar edhe për një ngjarje të dhunës në familjes në këtë rast nga qyteti i Gjakovës. Nëna ka lajmëruar se vajza e saj e martuar ishte larguar nga shtëpia ku më pas ishte gjetur pa ndjenja dhe ishte dërguar në spital për t’i dhënë ndihma mjekësore.

Dyshohet se ajo ishte larguar nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet po vazhdojnë.

“Ankuesja femër kosovar e ka raportuar se vajza e saj e martuar-viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe ishte gjetur pa ndjenja, e njëjta është dërguar ne spital dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Dyshohet se viktima është larguar nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

 

Menu Title