.
×

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, policia jep detaje



Botapress 20 Janar – Sot rreth orës 13:30 një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë.Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 13:30 ne stacionin policor Qendra ne Prishtine është hapur një rast vdekje e dyshimte. Viktime ne ketë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjete pa shenja jete ne shtëpinë e tij ne rrugën Murat Mehmeti ne Prishtine. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje”

Me rastin po merren njësitet kompetente policore, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.