.
×

Gjendet pa shenja jete një 42 vjeçar në Prishtinë



Botapress 23 Korrik- Një 42 vjeçar është gjetur i vdekur sot në Prishtinë. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në Lagjen Dardania.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Me datë 23.07.2019  rreth ores 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesen e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.