[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjendet pa shenja jete një 62-vjeçar në bazën e KFOR-it në Pejë



Një punonjës 62-vjeçar është gjetur i vdekur në bazën e KFOR-it italian në Pejë, i njohur si fshati italian.Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Nikçi tutje ka sqaruar se këto janë informacionet e para që kanë për momentin rreth këtij rasti.

Menu Title