[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjendja në botë i prish punët filmit që kushtoi 200 milionë euro, shtyhet premiera e ‘Mulan’ në SHBA



‘Disney’ ka vendosu të shtyjë datën e lansimit të ‘Mulan’ për shkak të përhapjes së vrullshme të Koronavirusit.

Filmi i zhanrit aksion-dramë ishte planifikuar të ‘godas’ kinematë në SHBA në fund të këtij muaji, fillimisht filmi ishte planifikuar të publikohej në Kinë por ishte anuluar edhe aty shkak i virusit vdekjeprurës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.Njoftimi vjen vetëm disa momente pas prezantimit të premierës së filmit në Londër, ku aktorja Yifei Liu dhe regjisori Niki Caro iu bashkuan kastës së filmit në qilimin e kuq.

“Mulan” kushtoi 200 milionë dollarë dhe pritej të kishte shikim të madh në të gjithë botën, veçanërisht në Kinë. Filmi tregon historinë e Mulan, një luftëtare legjendare nga Kina e lashtë që maskon veten si një burrë, për të zënë vendin e babait të saj të moshuar në ushtri, dhe për të mbrojtur vendin e saj nga pushtuesit.

Menu Title