.
×

Gjermania investon 420 milion euro në Kosovë



Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim një  delegacionin të Qeverisë Gjermane, të kryesuar nga Dirk Schattschneider, Shef i Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukaz BMZ, Henriette Kotter, Sekretarja e parë, Simona Wunsch BMZ, Gravenkoter KfW si dhe James Macbeth GIZ.

Ministri Hoti falënderoi z. Schattschneider, dheu shpreh se Gjermania ka qenë një përkrahëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik me investimet e saja  në vlerën prej më shumë se 420 milionë Euro. Ne jemi falënderues se pjesa më e madhe e këtyre investimeve vijnë nga taksapaguesit e Gjermanisë.

Ndërsa, përfaqësuesi idelegacionit gjermanDirk Schattschneider, Shef i Divizionit të Evropës Jug-Lindore dhe Kaukazfalënderoi Ministrin Hoti për mirëpritjen dhe u shpreh se shteti gjerman ka qenë dhe do të jetë çdo herë përkrah Kosovës, për ta ndihmuar me projekte konkrete ku përfitues janë qytetarët e Kosovës. Ai gjithashtu tha se jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme.

Ndërsa, sa i përket zotimeve të vitit 2014  u dakorduan se është e nevojshme që të ketë një marrëveshje kornizë të nënshkruar dhe të formohet një  ekip i përbashkëtndërqeveritar për negocim.