[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjermania në zi, vdes në aksident trafiku futbollisti i Wolfsburgut (Video)



Një lajm tronditës për sportin dhe veçanti futbollin vjen nga Gjermania. Futbollisti 20 vjeçar i Wolfsburgut, Junior Malanda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në trafik.

Sipas asaj që njofton Bild, Malanda, ishte në ulësen e pasme të makinës që po udhëtonte në shpejtësi të madhe, e cila u përplas për një pemë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:35.

Malanda, ishte pjesë e kombëtares U21 të Belgjikës, ndërsa sonte kishte për të udhëtuar për në Afrikën e Jugut, në kampin e trajnimit me Wolfsburg.

Malanda, kishte regjistruar 10 paraqitje me Wolfsburgun këtë edicion./Indeksonline/

https://www.youtube.com/watch?v=awzORjoX8Wg

Menu Title