[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish eprorit të UÇK-së – Mustafa po dërgohet në paraburgim në Hagë



Botapress 24 Shtator – Zyra për media e Gjykatës Speciale e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, arrestimin e Salih Mustafës. Sipas përgjigjes së kësaj zyre, Mustafa është duke u transferuar në Hagë ku do të qëndroj si i paraburgosur.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Insajderin.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”.

“Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur”, thuhet më tej në përgjigjen e Speciales.

Menu Title