.
×

Grenell sjell porosinë nga Presidenti Trump: Serbët dhe Kosovarët dëshirojnë paqe



Grenell sjell porosinë nga Presidenti Trump: Serbët dhe Kosovarët dëshirojnë paqe Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit Amerikan Donald Trump, ka zbritur në Beograd ku nga atje ka përcjellë një mesazh të qartë të Presidentit Trump, shkruan Gazeta Metro.

Grenell përcjelli fjalët e Trump ku tha se qytetarët e Serbisë dhe Kosovës duan paqe dhe zhvillim ekonomik.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre,” tha ai në Beograd.

Porosia e Trump është publikuar nga Ambasa e SHBA’së në Serbi në llogarinë e Twitter, ku krahas saj është edhe fotografia e ambasadorit në aeroportin e Beogradit.

Ndryshe dje Grenell ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit dhe me të cilët ka biseduar rreth dialogut.