[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gruaja nga Istogu dërgohet pa shenja jete në spital, rasti po hetohet



Një grua nga Istogu është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pa shenja jete. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Istog, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ishte dërguar në QKMF pa shenja jete, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Policia ka njoftuar se në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Familjare për Obduksion, ndërkaq rasti është nën hetime. Ndërkohë rasti nga policia po cilësohet si “hetim i vdekjes”

Menu Title