[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gucati nuk e dëgjon thirrjen e Kadri Veselit: Protesta do të mbahet me 9 korrik



Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, përmes një shkrimi ka njoftuar se protesta e organizuar nga OVL e UÇK’së do të mbahet me 9 korrik.

Përkundër asaj që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bëri thirrje të mos mbahet protesta për shkak të gjendjes së pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, Gucati njoftoi se megjithatë protesta do të mbahet.

Gucati the se ky vendim erdhi pasi kështu vendosi Këshilli Drejtues dhe Kryesia e OVL e UÇK’së.

Tutje, ai tha se përmes kësaj proteste do t’i dalin në mbrojtje të gjithë veteranëve të UÇK’së dhe premtoi se nuk do të rrezikojnë jetën e qytetarëve duke respektuar rregullat e institucioneve shëndetësore.

Gucati njoftoi se protesta do të mbahet me 9 korrik në ora 12:00.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!”, njoftoi Gucati.

Menu Title