.
×

Haki Abazi: Diplomacia kosovare farefisnore po e bankroton shtetin!



 

 

Adelina Mexhuani – Botapress, 17 Maj – Ambasdoret dhe stafi diplomatik i Kosovës trajtohen dhe kosniderohen si shërbëtorë dhe agjenci turstike për orgnizimin e vizitave luksose të zyrtarëve kosovarë, thotë Haki Abazi në një intervistë për Botapress.

 

Haki Abazi njohës i çështejve politike në vend dhe drejtori i Institutit për Demokracite ne Zhvillim, ka hedhur kritika të ashpra në diplomacinë kosovare. Abazi në një intervistë për Botapress, ka thënë se shteti është shndërruar në një fabrikë punësimi të të afërmëve dhe kjo po e qon shtetin drejt bankrotimit. Ai ka shtuar se Shërbimi Diplomatik io vendit tonë është një hargjues i kotë ndërkaq diplomacia në Twiter apo forma tjera të kinse diplomacise digjitale janë vepra që nuk fallen. Gjithnjë sipas Haki Abazit ambasdoret dhe stafi diplomatik i Kosovës trajtohen dhe kosniderohen si shërbëtorë dhe agjenci turstike për orgnizimin e vizitave luksose të zyrtarëve kosovarë.

 

Botapress: Z. Abazi kah po shkon diplomacia e Kosovës sot?

 

Haki Abazi:  Kapja e shteti mbrenda duke mbipopulluar adminstratën publike, duke e bërë shtetin fabrikë punësimi të të afërmeve ka sjellur në krijimin e një dikatature jofunksionale që po e bankroton shtetin. Kjo diktaturë me shtrirje kapilare ka depërtuar edhe në shërbimin diplomatik. Secial qeveri që ka ardhur deri me tani ka hequr një gurë nga shërbimi diplmatik duke e sjellë këtë shërbim të ri në dy gjunjë. Sot ky shërbim është i mbushur me nejrëz që nuk e kanë vendin aty. Me përjashtime, shumica e tyre janë marrë në qafë ose janë larguar duke tentuar që të rehatohen jashtë vendit.

 

                                                               Festimi i ditës së krijimit të shteti Izraelit, veprim i gabuar!

 

 

Shërbimi Diplomatik io vendit tonë është një hargjues i kotë sa i përket punës që bën sot. Ambasdoret dhe stafi atje trajtohen dhe kosniderohen shërbëtorë dhe agjenci turstike për orgnizimin e vizitave luksose të zyrtarëve kosovarë. Përderisa diplomacite e tjera të vendeve kanë synime dhe qëllime publike trasprente, diplamacia kosovare nuk ka asnjë pozicion për asgje. Ne nuk e dimë çfarë pozite kemi në rajon, cilat janë punët që po bëhen me pesë shtetet të EU-së që nuk na kanë njohur dhe cila është rruga për në EU dhe UN. Mbipoppullimi në MPJ ka sjellë edhe efektet e para të moskordinimit ku për shkak të deklaratave të pamuatra Kosova ka hyrë në konflikt të pnevojshem me shtetet e ndryshme, e një prej tyre ka tërhqur njohjen. Kjo është fiasko. Festimi i ditës së krijimit të shteti Izraelit shkon në drejtim të përplasjes me vedet isalmike që nuk e kanë njohur vendin tonë. Kjo është mungesë elemetare e njohjes së dinamikave dhe diplomacisë në botë.

 

 

Për këto 10 vite Kosova po humb miqtë e vet ndërkombëtarë

 

Botapress; Pse po ngecin njohjet për shtetin e Kosovës, janë “harxhuar” vendet mike të Kosovës apo është shpenzuar energjia diplomatike e Kosovës?

 

Haki Abazi:  Në kohen më të favorshme për diplomaci agresive dhe me ekspertizë, Kosova ka pranuar të vendosë fusnotën dhe ka filluar një dialog që ka qenë degradues për subjektivitetin ndërkombëtar dhe dëmtues për pozitën e Kosovës në botë. Humbja  e kohës duke bërë diplomaci në Twiter a forma tjera të kinse diplomacise digjitale janë vepra që nuk falen.

Ne kemi ekspertë në vend por edhe në diaporë që përveç se nuk janë përfshirë në diplomacinë kosovare, ata po injorohen sespe nuk u takojnë këtyre strukturave politike që kanë krijuar diktaturën kapilare me farefisninë e tyre në diplomaci. Shteti  dhe diplomacia është bërë platformë e favoreve dhe përfitimeve të ndërsjellta të nje grupi njerëzish që fuqinë e  tyre e masin me numrin e njerëzve që kanë punësuar në diplomaci. Me këtë logjike është falimentuar PTK, sistemi energjetik, sistemi arsimor, sistemi shëndetësorë e me këtë logjike po bankrotohet edhe diplomacia kosovare.

Ajo që duhet thënë gjithashtu që për 10 vite shtet Kosova ka arritur të humb njerëzit dhe miqtë me të devotshëm të përkrhjes së procesit të lirisë dhe pavarësisë dhe e ka kthyer marrëdhënien me bashkëpunetorë të jashtem në transakcion për mbrojtjen e individeve të korruptuar dhe përmirësimin e e imazhit të tyre. Ky është një dështim i madh  sidoms kur kemi parasysh se sa e vështirë është të krijohen miqtë e vërtetë në një garë kaq të madhe e komlekse  të diplomacisë botërore.

 

 

             Pse po heshtet fakti se në Kosovë janë qindra serbë mercenarë që kanë luftuar në Ukrainë e Libi?

 

Botapress: A duhet që më shumë të lobohet në 5 vendet e BE-së apo në disa ishuj të Afrikës?

 

Haki Abazi: Sot Kosova në arenën ndërkombëtare shihet si burim i ekstremizmit duke iu falënderuar deklaratave dhe qëndrimeve të pamatura të zyrtarëve dhe mungesës së poltikave të analizuara deri në fund. Për shembull, ka me qindra serbë që kanë luftuar në Ukrainë dhe Libi duke qenë mercenarë të regjimeve kundër qytetarëve dhe asnjëherë kjo nuk është pranuar publikisht e as nuk është konsideruar si “forihng fighters’ ndërsa në Kosove edhe mbreda edhe jashtë nga zyrtarë edhe të diplomacisë për të treguar një servilitet të skajshëëm,  çështjen e ekstremizmit e kanë shndërruar në  tëmë qendrore. E vërteta është se ka pas një numër njerëzish që kanë shkuar në Siri dhe natyrisht qe kjo gjë është shumë e keqe por format e luftës së këtyre fenomenve që paraqiten nuk duhet të jetë kontraproduktive për interesin e përgjithshëm të vendit dhe ky është një dështim tjetër katastrofal me pasoja afatgjata për vendin.