[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Abazi feston më këngë arritjen e marrëveshjes VV-LDK



Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar menjëherë pas zyrtarizimit të marrëveshjes VV-LDK. Abazi përmes një shkrimi në Facebook ka uruar qytetarët e vendit dhe të mërgatës për arritjen e marrëveshjes VV-LDK.Ai thotë se tani fillon epoka e mirëfillte e lirisë, pavarësisë dhe e shtetësisë së vendit.

Abazi shkrimit të tij i ka bashkëngjitur këngën nga tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj – Rrjedhe në kënge e ligjërime, kështu duke shprehur gëzimin për marrëveshjen e arritur.

“Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan -drejt jetës me prosperitet dhe përmbyllje te procesit të integrimit Euro- Atlantik”, ka shkruar Abazi.

Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë,…

Publiée par Haki H. Abazi sur Dimanche 2 février 2020

Menu Title