[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haki Abazi në një listë me Avni Deharin, i cili akuzoi VV’në se ia vranë djalin e tij



Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje që do të garojnë për deputet është edhe Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, por për t’u habitur është së bashkë me Deharin në këtë garë për t’u bërë deputet është edhe Haki Abazi, i cili në vitin 2018 akuzonte VV’në për vrasjen e djalit të tij, transmeton Gazeta Botapress.

Lëvizja Vetëvendosje, në listën e saj të kandidatëve për deputet, përveç Avni Deharin ka futur edhe Haki Abazin, i cili kohë më parë akuzonte po këtë subjekt politik si shkaktare të vdekjes së Astrit Deharit.

Haki Abazi, në vitin 2018, nëpërmjet një statusi kishte thënë se i shkon mendja që vrasësit e Astrit Deharit janë vetë partia që ai i ka takuar, VV.

Sot, Abazi me babain e të ndjerit Dehari, Avni Deharin, bëjnë pjesë në listën e kandidatëve për deputet të VV’së.

“E frikshme eshte kjo pakulture, e pasender, pa njerezi. Keta njerez qe derdhnin lote krokodilli per te vraret, per femijet e mbytur ne grope, keta jane te njejiti qe duan ta zevendesojne SHIK duke u bere gjenerata e radhes e perfitimeve personale. Tani me hiqet te mendoj qe ne fakt keta jane vet vrasesit e Astrit Deharit sepse ndoshta ai do te ishte pengues i planit te tyre.”, kishte shkruar ndër të tjerash Haki Abazi më 18 janar të 2018.

Një gjë interesante dhe që duhet theksuar është fakti se kandidat për deputet në këtë legjislaturë është edhe Syle Hoxha, prokurori i çështjes së Deharit, i cili do të garoj në listën e LDK’së për t’u bërë deputet.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen me 14 shkurt të këtij viti, transmeton Botapress

Menu Title