.
×

Hamdi Ndrecaj-Panteri: Herë si Engjuj e herë si Djaj



 

Shërbimet ruso-serbo-turke përmes marijonetave të tyre të ashtuquajtura Grupe islamiste apo përmes disa imamëve të rekrutuar në Kaukaz dhe Nish po mundohen ta destabilizojnë Shqipërinë dhe trojet shqiptare në përgjithësi, duke nxitur urretje ndërfetare. Në anën tjetër Kisha Greke, që kontrollohet direkt nga Moska nuk ka të ndalë me propagandën e sje antishqiptare, e të gjitha këto bashkë me agjenturat e tyre, të cilat janë vënë në verpim, duke vjellur vrer dhe duke fyer gjithçka shqiptare, përfshirë historinë, gjuhën, kulturën dhe heronjtë, të pavdekshmit tanë kombëtarë. Gjersa këto agjentura janë vënë haptazi kundër kombit tonë duke u munduar ta sjellin logjikën e Kalit të Trojës, si panë C, sepse plani A dhe B I tyre tanimë ka dështuar. Logjika e Kalit të Trojës po pretendon me një anë nga imamët e Beogradit e të Kaukazit, e në anën tjetër nga të dërguarit e Kishës Ortodokse Greke, brenda në Shqipëri me agjentët grekë, të kamufluar me petkun e klerikëve, priftërinjve ortodoksë.

Shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës po vëzhgojnë në heshtje si spektatorë, duke injoruar se asgjë nuk do të ndodh. Do të ishte mirë që mos të ndodh asgjë e keqe apo e shëmtuar në trojet tona, që në realitet askush s’e dëshiron, por në realitet të jesh vigjilent para të gjitha këtyre dukurive që shfaqen haptazi dhe për çdo ditë, nuk do të thotë që ke harxhuar kohën kot. Aparati shtetëror i të dyja vendeve duhet t’i mbajë këto kreatura nën vëzhgim duke mos u lënë hapësirë veprimi gjersa nuk është bërë vonë. Këto agjentura, që herë sillen si organizata bamirësie e here si klerikë fetarë, kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes ndërfetare e ndërvëllazërore në mes të shqiptarëve, që me çdo kusht të dështojë faktorizimi i Çështjes Kombëtare Shqiptare në EU dhe më gjerë. Armiqtë tanë e kanë nuhatur shumë mire orientimin e shqiptarëve dhe renditjen e tyre në krahun e duhur dhe rrugën e tyre drejt bashkimit, që është një proces i pandalshëm dhe kanë vënë në veprim marijonetat e tyre për të tërhequr diagonale nga Lindja dhe për ta ndalë hapin e sigutr të shqiptarëve drejt realizimit të aspiratave të tyre shekullore Shqiptarët janë dhe do të mbesin shqiptarë, të parët në këto troje dhe historikisht nuk njohin vëllavrasje për shkak të interesave të dikujt, që na servohen here si engjuj e herë si djaj