.
×

Haradinaj: Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës



Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka falënderuar Konteshën e Wessex, për kontributin që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën.Postimi i Haradinajt në Facebook:Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës dhe është rreshtuar si njëra nga vendet që i ka besuar të drejtës tonë, dhe sot marrëdheniet tona janë shumë të veçanta.

Sonte, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex, pata nderin që personalisht ta falënderoj për kontributin e madh të Britanisë dhënë shtetit të Kosovës, por edhe kujdesin e saj special kushtuar heroinave tona, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.Mirënjohës përjetë!