.
×

Haradinaj flet për bisedën mashtruese që kishte me komedianët rusë



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se ka biseduar me presidentin ukrainas Porohenko dy herë teksa, ka pranuar se ka pasur edhe një bisedë që ia kishin bërë dy komedianët rusë.

Ai në një konferencë për medie pas mbledhjes së 110-të të Qeverisë, tha se për fat të mirë, biseda me komedianët nuk ka dalur prej shablloneve.

“Me presidentin Poroshenko kam folur por edhe me komikët pastaj. Në fakt një ose dy biseda i kam pasur unë vetë në një linjë të sigurt por ka ndodhur edhe një bisedë e hakuar. Për fat të mirë biseda që kam pasur me komikët nuk ka dalë prej shablloneve dhe për këtë arsye edhe nuk e kanë publikuar shumë këtë. Kjo ka mbetur me këtë. Me kryeministrin Zaev nuk kam biseduar në 10 ditët e fundit”, tha Haradinaj.

Tutje, ai ka thumbuar edhe rivalët e tij politikë teksa tha se po të kishte diçka për t’u publikuar tashmë do bëhej nga “miqtë” e tij.

“Ajo që është me rëndësi është se si në telefonata si në dyer të mbyllura, si për miqtë e armiqtë e kam një mendim dhe qëllim. Sikur të kishte qenë ndonjë element mezi nuk do kishin pritë sepse kam shumë miq”, përfundoi Haradinaj