.
×

Haradinaj i sigurt: Liberalizimi i vizave do të bëhet këtë vit



 

Shqipe Gashi, Botapress- Kryeministri Haradinaj në konferencë për media ka treguar për zhvillimet që kanë ndodhur në Samitin e Londrës, shkruan Botapress.info

Haradinaj ka thënë që liberalizimi I vizave nuk është betejë e humbur por duhet punë.

Liberalizimi I vizave do të bëhet këtë vit, si proces ka marrë drejtim dhe nuk jemi në ato etapat e dyshimit ndaj zhvillimit të këtij procesi, është në pyetje afati kohor, për shkak të rrethanave të ndryshme politike mund të ndodhë në tetor apo dhjetor, pohoi Haradinaj.

Haradin thekson që Kosova I është mirënjohëse Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të botës dhe aleatëve për ndihmën që kanë dhënë për sigurinë dhe zhvillimet politike e ekonomike të vendit.

“Kosova sot është e gatshme të bëjë partneritet me të gjitha vendet e botës. Pra, nuk jemi vetëm ata që kërkojmë ndihmë, por jemi ata që sot afrohemi për partner në temat e sigurisë përmes tranzicionit të FSK-së, në temat ekonomike përmes investimeve dhe në tema politike, procesin e anëtarësimit, tha kryeministri Haradinaj.

Më pas Haradinaj tregoi për takimin me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May duke e cilësuar si një takim të rëndësishëm për vendin.

Kryeministrja Theresa May e Mbretërisë së Bashkuar ka treguaj kujdes ndaj Kosovës, na ka bo me u ndje si në shtëpi, shtoi më tutje Haradinaj.

Më të rëndësishme ishin dy takimet bilaterale me kancelaren e gjermanisë Angela Merkel dhe kancelarin e austris Sebastian Kurz.

Biseda me kancelaren Merkel për zhvillime të statusit të Kosovës, ishte e frytëshme , më pas kryeministri falënderoi kancelaren Merkel dhe kancalerin Kurz për respektin që i kanë bërë Kosovës, duke thënë se të vetmet takime bilaterale që ata kanë zhvilluar në këtë Samit, kanë qenë me Kosovën./Botapress.info/