[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj ja thotë këngës edhe në dasmën e djalit të ministrit



Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur festë të madhe në familjen e tij.

Në dasmën madhështore të djalit të tij, Asdren Lekaj me Doruntina Gashin, kishte të ftuar special të shumtë, ndër ta edhe kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj.

Haradinaj gjatë kohës së fundit ka bërë bujë në mediat shqiptare për shkak të këndimit të tij për Kosovën. Kësaj radhe ai nuk hezitoi të sillte atmosferë edhe në dasmën e kolegut të tij, duke kënduar sërish këngën “O moj Kosovë”.

VIDEO

Menu Title