.
×

Haradinaj ka disa fjalë për kryetarin e VV-së Albin Kurti



Daut Haradinaj nga AAK ka komentuar faktin që kreu i VV’së, Albin Kurti mbrëmë shkoi në stadium për të ndjekur një përballje të Kombëtares së Kosovës.Haradinaj e ka përgëzuar Kurtin për këtë gjë, ndërkohë shpreson që nuk do t’i zhgënjejë qytetarët.

‘’Po du me përgëzu që e ka mnu shallin mbrëmë. Sidoqoftë ato janë matematika të brendshme dhe shpresoj që nuk i zhgënjen qytetarët e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Tutje Haradinaj ka thënë se humbja e PSD’së, partnerit të koalicionit ka ardh si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të VV’së ndaj tyre.‘’Duhet me pranu që këta e kanë pasë një sulm të madh prej VV’së, Target e ka pasë PSD’në, ndoshta për shkak të ndarjes.