.
×

Haradinaj me Anitën dhe anëtarë të AAK-së ia ndreqin dasmën familjes Muharremaj



Muharremaj falënderon Haradinajn dhe kolegët e AAK-së.Në familjen e të parit të Suharekës, Bali Muharremaj, dje kishte festë.

Vëllai i tij martoi djalin, me ç’rast dhe mbajtën një aheng familjar.Përveç familjarëve dhe miqve të familjes, të ftuar ishin edhe kolegë nga partia e Muharremajt.

I pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në largim, Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij Anitën.Si çdoherë, çifti u shfaqën të buzëqeshur përkrah njëri tjetrit, përderisa u fotografuan së bashku me kryetarin Muharremaj dhe gruan e tij.Muharremaj publikoi fotografitë në rrjetet sociale, ku shkroi se familja e tij ishin të nderuar që kishin mysafir të veçantë. Poashtu ai ka falënderuar kryeministrin dhe kolegët e tij për praninë e tyre.