.
×

Haradinaj: Në Berlin nuk diskutohet territori, Macronit e Merkelit do t’ua kërkojë vizat



Botapress 18 Prill – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Evropa ia ka borxh Kosovës liberalizmin e vizave, për të cilën çështje ka thënë se do të flas edhe në Samitin e Berlinit me dy udhëheqësit kryesorë, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Haradinaj ka të në se nuk bson në këtë Samit do të ketë negocim për territorin e Kosovës.

“Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë dhe një tavolinë e përbashkët e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova e ka perspektiven evropiane dhe për mua ka shumë rëndësi se Evropa e ka një borxh ndaj Kosovës, pra liberalizimin e vizave dhe vendimi ende nuk është marrë. Aty janë udhëheqësit kryesor si Merkel dhe Macron, shpresoj që të kam mundësi t’ua rikujtoj këtë borxh, nuk mendoj se aty do të ketë negocim për territorin e Kosovës dhe Serbisë e as për Zajednicë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Ramush Haradinaj vazhdimisht është treguar i ashpër me zyrtarët e BE-së për moslibaralizim të vizave. Ai ka thënë se Federica Mogherini ka humbur një vit duke mos bërë asgjë për liberalizim të vizave.