[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj: Nëse Serbia na bllokon, zgjidhja është referendumi për bashkim me Shqipërinë



Në debat Plus të RTV Dukagjini, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pa marrëveshje me Serbinë në kohën sa udhëhiqte me vendin si kryeministër i vendit, e kanë bërë Ushtrinë e Kosovës, kanë zgjidhur çështjen e Trepcës, por edhe çështjen e pavarësisisë energjetike, me ndihëm e palëve të jashtme.

Me këtë Haradinaj ka treguar se Kosova mund ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për tema të ndryshme, pa qenë e varur nga Serbia, apo mosmarrëveshjet me Serbinë.

Ai ka potencuar se ne, si vend, duhet të kemi një kundërvlerë, dhe nëse Serbia na bllokon, zgjidhja është vërtet referendumi me Shqipërinë.

Për këtë ai është shprehur i bindur se do të ndodhë.

Menu Title