[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj përkujton ushtarët amerikanë të rënë për liri



 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot ushtarët e SHBA-ve që kanë rënë për liri.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka postuar një shkrim për ushtarët e shoqëruar me një fotografi ku shihet i përulur para varreve të tyre diku në Amerikë.

Postimi i Haradinajt:

Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje te vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe mbronë këto vlera. Zoti e bekoftë Amerikën!

RH

Menu Title