.
×

Haradinaj tha mbrëmë se është punuar shumë për njohjen nga Xhamajka



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij zyrtare në twitter, dje ka dhënë lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.Për një gjë të tillë kreu i shtetit kishte falënderuar ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitakun, dhe kongresistin Eliot Engel.

Një lajm i tillë u shpërnda shpejtë edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Nga një zhvillim i tillë merita tentoi të marr edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.I ftuar mbrëmë në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, kishte thënë se për njohjen e ardhur nga Xhamajka kishte punuar në mënyrë intensive. Madje Haradinaj thoshte se pritet të vijnë edhe dy apo tri njohje tjera nga shtete të mëdha, por që nuk dëshiron t’i zbulojë shkaku i Serbisë.

“Kjo njohja që ka ardhë sot nga Xhamajka, qysh janë edhe nja 2-3 njohje tjera qe kem punu intensivisht me ardhë, do të vijnë. Pra njohja e Xhamajkës sot, edhe njohjet e 2-3 vendeve shumë të mëdha , po skem guxu me ardhë. Po nuk flasim para se me ardhë për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, janë punu me vite”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë entuziazmi nuk zgjati shumë. Përmes një njoftimi në twitter, Ministrja e Punëve të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith, demantoi se shteti i saj ka njohur pavarësinë e Kosovës.