.
×

Haradinaj tregon se kur do të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri



Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nga ndërrimi i moteve nuk do ekzistojë më barrikadë fizike ne kufirin Shqipëri-Kosovë.

“E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet kufiri”.

“Shpresoj po. Përfundimisht. Do të ketë kamera. Do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Opinion”.