.
×

Haradinaj: Veseli s’e ka shkopin magjik ta dijë se kush ishte në luftë



Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për listat e fryra të veteranëve të luftës së UÇK’së.

Haradinaj, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, ka komentuar punën hetuese të ish-prokurorit Elez Blakaj, për mashtrimet me listat e veteranëve.

Ai është ndalur veçanërisht te thirrja e Blakajt për marrjen në pyetje të ish-luftëtarit të UÇK’së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të hetimeve.

“Veseli s’e ka shkopin magjik, ta dijë se kush ishte në luftë”, është shprehur Haradinaj në T7.