[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haziri për rastin e fundit të konfirmuar me COVID-19 nga Gjilani: Po hulumtohet historiku i takimeve të tij



Ka shkuar në 170 numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë vendin. Në mesin e pesë të infektuarve të fundit është edhe një person nga Gjilani.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se tashmë janë njoftuar se një bashkëqytetar i lindur më 1964 ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Ai shtoi se tashmë po hulumtohet historiku i takimeve të tij në mënyrë specifike, transmeton Indeksonline.

Tre të prekur nga Gjilani janë shëruar plotësisht, kurse 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore.Postimi i plotë:#Dita26

Të nderuar qytetarë,

Sapo jemi njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se një bashkëqytetar i yni, i lindur më 1964, ka rezultuar pozitiv në testim me #Covid19.

Qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike.Ndërkohë, tre të prekur nga komuna jonë janë shëruar plotësisht dhe 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore, prej të cilëve dy po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë. Po pritet edhe testi i tretë për ta.Ju lutem, mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet. Këto janë dy javët vendimtare të luftës me të panjohurën.#ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqytetin

Menu Title