.
×

Haziri takon Komandantin e KFOR’it



Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me komandanten rajonale të Policisë, Elmina Mahmuti dhe komandantin e stacioni policor, Alban Ramushi, kanë takuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Lorenzo D’addario.

Kryetari Haziri së bashku me autoritetet e Policisë dhe komandantin e KFOR’it, gjendjen e sigurisë në Gjilan e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi e falenderoi gjeneralin D’addariu për viziten, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë që Gjilani është vlerësuar si shembull nga organizatat e fuqishme ndërkombëtare për stabilitet të sigurisë, tolerancë dhe kultivim të dialogut ndërfetar dhe ndëretnik.