[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Heshtet” Policia e Kosovës, as pas mbërritjes së dosjes së dytë “sekrete” në adresë të OVL-UÇK-së, asnjë fjalë



Sot, për herë të dytë në zyrat e OVL-UÇK-së, kanë mbërritur dosje sekrete të Gjykatës Speciale. Kjo është bërë e ditur me anë të një konference për media nga Kryesia e OVL-UÇK-së.Ata kanë theksuar se kjo dosje ka ardhur nga një person i panjohur rreth orës 15:30 minuta, person i cili nuk është mundur të kapet në flagrancë pasi ka lënë dosjet.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati për këtë çështje ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës por nuk ka marrë përgjigje nga ana e tyre, duke heshtur rreth kësaj çështjeje.Kujtojmë se kjo është hera e  dytë që në zyrat e OVL-UÇK-së, kanë mbërritur dosje të tilla nga persona të panjohur.

Edhe me datën 7 shtator në adresë të OVL-UÇK-së ka mbërritur një paketë me 400 dosje të Gjykatës Speciale.Gjykata Speciale muajt e fundit ka intensifikuar veprimtarinë e saj duke bërë publike edhe aktakuzat për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri veseli.

OVL e UÇK-së shpërndan videon e arritjes së dokumenteve nga Gjykata Speciale

“Rrufeja 2”: Materiale të tjera të Speciales kanë arritur sot në zyrat e OVL së UÇK’së

Menu Title