.
×

Hisen Berisha ndalon eskortën e fjaloset me qytetarë, pas homazheve të varri i Presidentit Rugova



Ish-komandanti i Koshares e së fundi i aderuari në PDK dhe kandidati i kësaj partie politike për zgjedhjet e 6 Tetorit, Hisen Berisha ka bërë homazhe dje të varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Ai është parë i përcjellë me një eskortë prej 3 veturash  dhe një grup përcjellësish të tij.

Por, siç bën të ditur një lexuesi i Botapress-it, i cili ka dërguar edhe këto fotografi, Berisha ka ndaluar për një moment në rrugën “Isa Kastrati” që qon te varri i Presidentit Rugova, ka ndaluar eskortën e tij prej 3 veturash ndërkaq ai ka dalë nga vetura dhe ka nisur të fjaloset me qytetarë të cilët po udhëtonin rastëisht apo edhe ata të bënin homazhe të varri i Presidentit Rugova.

Lexuesi ynë nuk ka mundur të dëgjojë bisedën e Hisenit me këta qytetarë, por besohet  se ai është “provokuar” nga ndonjë qytetarë kur kanë parë Hisen Berishën që kthehej nga homazhi, por edhe vetë Berisha, përmes sjelljeve dhe lëvizjeve të tija karakteristike, jep të kuptojmë se ky bashkëbisedim i Hisen Berishës nuk ka qenë aq miqësor, shkruan Botapress.