.
×

Hisen Berisha tregon pse i hyri garës për deputet



Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hisen Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka treguar arsyet se përse i ka hyrë politikës dhe çfarë do të bëjë.

Berisha ka thënë se ka hyrë në garë që përmes politikës të jetë zë i qytetarëve të vendit.

Hisen Berisha, ishte komandant i Batalionit I të Brigadës ”Agim Ramadani”,

Më poshtë postimi i Berishes.

Po zbres midis Jush, në fushën e politikës për të qenë njeri nga Ju.
Fusha e armës shqiptare më dha piedestalin, e realizim si ushtaraku që niset nga rreshti i parë i luftëtarit të guerilës më të suksesshme në historinë e luftërave shqiptare.
Kjo guerilë shqiptare bëri që avionët e NATO-s t’i ketë aviacioni aleat, ndërsa sot pas shumë trajnimesh është ngritur në shkallën e ushtrisë më te re në rruzullin toksor – ushtri kjo e cila e ka për partnere në zhvillimin doktrinorë, taktik dhe të armatimit ushtrinë e SHBA-ve, ndërsa partneritetin strategjik e forcon çdo ditë me ushtritë e NATO-së, ashtu siç e kishim amanet nga bashkëluftëtarët tonë tashmë heronjtë e Kosovës. Duke shpresuar për mbështetje Tuajën popullore, jam i sigurt se Republikën e Kosovës do ta nxjerrim nga periudha e defansivës diplomatike dhe momentet e ç’njohjeve do ti’i zëvendësojmë duke u anëtarësuar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare euro-atlantike.
Ashtu siç nuk ju zhgënjeva në luftë, nuk do të ju zhgënjej as në paqe.
Zëri im, është zeri i juaj!

Me respekt Hisen Berisha!