[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Historia prekëse e Mr. Bean: U refuzua nga të gjithë pasi kishte probleme në të folur, sot ka pasuri milionëshe



Aktori Rowan Atkinson i njohur si Mr. Bean, ka një biografi tejet interesante, pasi që ai kishte çrregullim shëndetësore dhe ishte refuzuar disa herë që ai të aktronte nëpër filma, shkruan Gazeta Metro.

Rowan Atkinson apo i njohur si Mr. Bean u lind më 6 janar 1955, në një familje të varfër dhe kishte një çrregullim serioz të të folurit.

Edhe pse kishte probleme shëndetësore Atkinson u pranua në Universitetin e Oxford, duke pasur një angazhim të madh e duke kaluar çdo barrierë që kishte përpara e jo vetëm problemet shëndetësore.

Ai i’u bashkëngjit klubit të komedisë së këtij universiteti, mirëpo nuk doli edhe aq mirë si aktor pasi problem po i bënin çrregullimet e të folurit.

Atkinson edhe pse nuk kishte sukses në universitet si aktor, ai vendosi që të mos dorëzohej dhe vendimi i tij ishte që ta vazhdonte aktrimin pa marrë parasysh refuzimin që i ishte bërë nga televizionet dhe kompanitë, arsyeja ishte problemi shëndetësor me të folur. Mr. Bean belbëzonte vazhdimisht dhe kjo po i sillte jo pak probleme.

Mirëpo edhe për kundër kësaj aktori tani më i dashur për publikun botëror, nuk u dorëzua pasi që kishte zbuluar se kurdo që aktronte belbëzimi i tij largohej.

Edhe pse u zbulua se si të hiqej problemi shëndetësor që e kishte, Mr. Bean vazhdoi të refuzohej, tani arsyeja ishte se nuk kishte fytyrë ‘të përshtatshme’ për ekranet televizive.

Pas tërë këtyre barrierave, Rowan Atkinson nuk u dorëzua dhe filloi showin e tij të quajtur ‘Mr.Bean’, ku pa fjalë dhe vetëm me lëvizje ai i bërë të qesh një botë të tërë.

Sot ai është një nga fytyrat më të njohura në botë dhe ka një pasuri prej rreth 150 milionë dollarësh.

Menu Title