[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Brengosëse se si VV’ja s’po pajtohet me LDK’në



Botapress 23 Janar – Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij është e hapur për një marrëveshje të shpejtë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Hoti ka deklaruar se është brengosëse se si deri më tani partia e Albin Kurtit nuk është pajtuar me LDK’në.

‘’Brengosëse pse VV’së i duhet i gjithë kjo kohë dhe nuk pajtohet gjatë krejt kësaj periudhe, kur ka një partner kaq serioz dhe me përvojë”, është shprehur ai në RTV21.

Hoti ka thënë se “LDK’ja kurrë nuk u ka ikur përgjegjësive, dhe i ka bartur mbi supe kritikat e shumta”.

Menu Title