[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti: Do ta marr edhe unë vaksinën anti-covid, në shkurt fillon vaksinimi në Kosovë



Botapress 27 Janar – Kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se vaksinimi anti-Covid në Kosovë do fillon në muajin shkurt.Hoti ka thënë se vaksinimi do fillon nga muaji shkurt dhe nuk është i detyrueshëm, ai thotë se do merr edhe vet vaksinën anti-Covid.

“Në shkurt fillon vaksinimi, sigurisht që nuk është i detyrueshëm, ne jemi të gatshëm të fillojmë me vaksinimin dhe të përfundojë diku ka marsi ose prilli për grupmoshat që janë më të ndjeshme, në mënyrë që t’i kthehet këtij vendi normaliteti”, tha Hoti.

“Sigurisht që po, nëse duhet të jap shembull për atë, ne kemi një prioritet”, tha Hoti në RTK.Hoti tha se Qeveria e Kosovës ka ndarë të gjitha mjetet e nevojshme për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Menu Title