[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti garanton: Privatët që do të kryejnë teste për Covid-19 do të mbikëqyren për çmimet



Botapress 12 Gusht – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, po thotë se institucionet e licencuara për testime për COVID-19 do të monitorohen, që të evitohen devijimet me çmime për këtë shërbimHoti ka shkruar në Facebook se kjo është konfirmuar edhe në takimin që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pasur me kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshin.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës do ta monitorojnë sjelljen e institucioneve shëndetësore të licencuara për testime për SARS-CoV-2, në mënyrë që të evitohet çfarëdo devijimi me çmimet për këtë shërbim. Qeveria do të ofrojë mbështetje për institucionet që e monitorojnë këtë proces”, ka shkruar Hoti.

Menu Title