[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti “i kundërpërgjigjet” Kurtit, ja çka i thotë



 

Botapress, 5 Prill – Pas deklaratës së kryeministrit në dorëheqëje Albin Kurti për përpjekjet e disa politikanëve për gjakderdhje në veri, sic është shprehur Kurti, ka reaguar Avdullah Hoti ish-zvkryeministër i shkarkuar dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, shkruan Botapress.
Në një postim të tij në Facebook, Hoti ka akuzuar indirekt Kurtin se “..për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike”.
Për më shumë ja postimi i Avdullah Hotit në Facebook:

Këto ditë është përmendur shpesh fjala “gjakderdhje” nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike.
Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër.
Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.
Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik.
Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike.

Menu Title