[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti në QKUK: Rënia e rasteve me Covid 19 na ka dhënë qetësi shpirtërore, po përgatitemi për vjeshtën



Botapress 22 Shtator – Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar ambientet e QKUK’së ku u takua me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin. Hoti ka përgëzuar stafin shëndetësor për punën që kanë bërë për menaxhimin e pandemisë.

Ai ka thënë se janë duku punuar që vjeshta Kosovën ta gjejë më të përgaditur sa i përket valës së dytë.

“24 orë të gjithë po punojnë pa përjashtim. Por ju kur vini në mëngjes, ju përballeni me rrezikun. Unë ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme. Rënia e shifrave kohëve të fundit na ka dhënë njëfarë qetësie shqirtërore në familjet tona. Tash po hyjmë në fazën e vjeshtës. Jemi duke punu ngushtë çdo ditë me Institutin kombëtar e me profesionistët e tjerë. Objekti duhet që sa më parë të bëhet gati për vjeshtë. Vaksinimi shpresojë që të fillojë shumë shpejtë”, ka deklaruar Hoti.

E Ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, ka treguar para kryeministrit Avdullah Hoti, që po qëndron për vizitë në SHSKUK për vështirësit e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë, duke thënë se falë donacioneve të ndryshme si ato lokale dhe të organizatave e shteteve mike, kanë ndihmuar jashtëzakonisht insitucionet shëndetësore.

Krasniqi, ka thënë se janë duke i bërë përgatitje në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit, duke akomoduar e duke rivitalizuar pjesë të ndryshme të objekteve shëndetësore.

Ai ka kërkuar që nga Qeveria, që punëtorëve shendëytesorë t’u krijohen kushte më të mira për punë dhe siç ka thënë Krasniqi punëtorët shëndetësorë, meritojnë paga më të dinjitetshme./GazetaExpress

Menu Title