[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Hoti tregon arsyen pse nuk i komenton dosjet e Gjykatës Speciale



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë të mbajtur për media është pyetur për dosjet e Speciales që janë dorëzuar në zyrat e veteranëve.Hoti ka thënë se nuk do të përfshihen në punë të drejtësisë.

Kjo sipas tij, pasi që Kosova ka tash e sa muaj një Qeveri normale.

“Ndoshta çuditi që tash e tre muaj ka një qeveri normale. Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë, ndoshta çuditeni pse e kemi këtë çasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë, unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai.

Menu Title