[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Humb jetën edhe një person nga COVID-19



Sot në mëngjes ka vdekur edhe një person i prekur me virusin korona. IndeksOnline nga burimet brenda QKUK-së ka mësuar se personi i vdekur është një 63 vjeçar nga Podujeva.

Viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, mirëpo deri para një jave gjendja e tij ishte stabile. Ai në Klinikën Infektive ishte shtrirë me 6 korrik.

Me këtë rast, numri i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 103.

Menu Title