[responsive-menu menu="logged-in-menu"]
clif

Ian Cliff: Nuk ndërhyjmë, mbështesim përpjekjet e Jahjagës



Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë në Mitrovicë se shteti i tij e mbështetë Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në punën që ajo po bën për të dalë nga ngërçi politik që ka kapluar vendin.

Cliff këto komente i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Mitrovicës së jugut. Megjithatë, ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë tek autoritetet e Kosovës, dhe se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës duhet të ndodhë një ditë, por që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës dhe e partive politike, raporton Koha.net.

Cliff, nuk ka dashur të komentojë se cila është mbështetja që është duke marrë Presidentja e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, rreth formimit të institucioneve qendrore.

Menu Title