.
×

Ilir Ferati: Istogu i Rugovës mbështet fort Vjosën për Kryeministre



Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka theksuar pas vizitës së Vjosa Osmanit në Istog dhe Cerrcë, se Istogu i Rugovës do e mbështet fort Vjosën për Kryeministre.

Iliri, i cili e ka cilësuar Istogun si bastion të LDK-së dhe shtëpinë e Presidentit Rugova, ka thënë se si çdo herë, Istogu do votojë masivisht për, sic e ka quajtur ai, rikthyer shpresën në këtë vend, me qeverinë e LDK-së në krye me Vjosa Osmanin.

Ilir Ferati është nga Istogu dhe është djali i të ndjerit Fadil Ferati, i cili ishte nënkryetari i LDK-së dhe kryetar shumëvjeçar i komunës së Istogut.