Tifo grupi kosovar, Plisat, janë përleshur sonte me tifozët italianë në stadiumin ”AIR Albania”, para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Itali.
Nga ajo përleshje tifozëria ”Plisat”, kanë arritur të ja marrin transparentin kryesor tifozëve italian. Policia e Shqipërisë ka shoqëruar për në stacionin policor në Tiranë një numër të madh të tifozëve ‘’Plisat’’.
Gazeta ka siguruar pamje gjatë shoqërimit të tifozëve për në stacionin policor ku bie në sy numri i madh i patrullave policore, rreth 20.
Sipas informacioneve, Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy tifozë të Plisave./Botapress.info/