[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Indira A.Hoxha:Fjalët hynore të Lekë Dukagjinit në Kanun, Besa-Besë



Kanuni i Lekës të jetë nën mbrojtjen e trashëgimisë sonë

Princi Lekë Dukagjini , është princi që pati fuqinë dhe pushtetin në Veriun e Shqipërisë në të njëjtën kohë që Skëndërbeu po drejtonte shqiptarët në betejat më të lavdishme . Ai do të krijonte atë që njihet ndryshe si ” Kanu ku sipas Gjergj Fishtës do të thotë ” Prerje e drejtë ” , vendosje e drejtë .

Me Lekë Dukagjini po ashtu do t’i mbante ushtarët e tij në ma vetëm që të mos paguanin taksat ndaj Sulltanit , taksa që nuk ishin të larta në vlerë por Leka thoshte se nëse i paguanin tani që janë të ulëta nuk do ta kenë problem t’i paguajnë edhe kur ata t’i rrisin .

Fjalët bazë në Kanun do të ishin fjalët hyjnore ” Besa – Besë

Për studiuesit , Leka me përmbledhjen e ” Kanunit ” , gjykohet si një figurë e plotësuar e Arbërisë Mesjetare , që ka luftuar për identitet . Me qendër në Lezhë , Principata e Dukagjinëve përfshinte Zadrimën , zonat në veri dhe verilindje të Shkodrës , që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër të dytë , me qytetin e Ulpianës ( Lipjani i sotëm ) , dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit . Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme , që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humaniste të Rilindjes evropiane dhe në qytete të tilla si në Venecia , Raguza apo Shkodër .

Kontakti i parë me Gjergj Kastriotin , ka qenë në Lidhjen e Lezhës më 1444.Lëkë Dukagjini ishtë princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut dhë me më autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhë të historianëvë) derisa Sinjoria e ndjeu rrëzikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht më rezistencën e shqipëtarëvë, dukë i shpallur luftë Përandorisë Osmanë (1463).

Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhët thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skenderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcavë veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479).

Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.Në fund të viteve ’50 në shekullln e XV, nga kronikat e kohës përmendet se Principata e Dukagjinëvë nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara. Lezha u është dorëzuar venedikasvë (1393), Ulpiana, kryeqytëti i principatës është shkatërruar me themele nga turqit e kështu me rradhë.Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjës së shqipëtarëve.

Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtjë dhë kur vdiq Skëndërbëu edhe lirinë e tyre, brënda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.Gjatë kësaj përiudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmës fjalëvë të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë. Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm do të vintë koha e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për shekuj me rradhë.

Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale “Kanuni” mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, në fillim të shekullit të kaluar.Viti 1481 ishte vit ku Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij. Po ky vit mendohet të jetë edhe viti i vdekjes së Lekë Dukagjinit, pinjollit të fundit të Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptarë dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa te zotët të kthehën në trojet e veta.Kronologjia e jetes se Leke Dukagjinit
Në shek.VII-të permenden per here te pare “Dukagjinet e Arberise”.

Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zaharine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zaharia se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te kthehen ne trojet e veta te zotet.

Fjala e dhënë duhet mbajtur; duhet mbajtur amaneti; amanetin s’e tret dheu; të japësh besën; të marrësh në besë dikënd; t’i japësh besën dikujt – të gjitha këto shprehje në traditën e shqiptarit, të ftojnë të jesh i paprekshëm e i pathyeshëm para çdo miklimi, para çdo shpërblimi, para çdo premtimi, para çdo kërcënimi, para çdo flijimi, e edhe përpara vdekjes. Kur dëshironte të shprehte kuptimin, që kishte për të Besa, shqiptari përdorte shprehje të shkurtëra, të rënda, si shkëmbi, mbi të cilin kishte gjetur strehë, pikërisht për ta ruajtur Besën, në të gjitha kuptimet e fisme, që merr kjo fjalë:

“Besa-besë e fjala- fjalë”; “Burri lidhet për fjalet e kau për brinash”. Amanetin e mban edhe toka”. I mbështetur mbi këto thënie, që janë parime të vërteta, shqiptari, në rrjedhën e historisë së tij arriti ta mbajë besën me bindje të plotë, deri në heroizëm,pra Kanuni ishte si kushtetuta e sotme dhe shum nene dhe ligje nderlidhen në plotni me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Duhet të futet nën mbrojtjen e trashëgimisë sonë sepse është pjesë e Shqiptarisë që funksionojë për mrekulli.

Menu Title