[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infektologu Ahmeti: Edhe një pacient shërohet nga COVID-19 në Kosovë



Edhe një pacient i infektuar me Covid 19 është duke shkuar drejt shërimit duke e çuar kështu në 25 numrin e personave të shëruar nga Covid 19 në Kosovë. Lajmin për shërimin e këtij personi e ka bërë të ditur, infektologu i QKUK’së, Salih Ahmeti.

Ahmeti në një lidhje direkte për Express dha detaje po ashtu edhe për pacientët e tjerë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Sipas tij, janë 47 pacientë të infektuar me Covid-19. Gjendja shëndetësore për ty prej tyre është kritike.

Numri total i të prekurve ka arritur në 165 persona në nivel vendi. 25 prej tyre janë shëruar, ndërkohë 3 tashmë kanë ndërruar jetë.

 

Menu Title