[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Infektologu Sali Ahmeti: Presim që në muajin Maj të kemi rënie graduale të COVID 19



Doktori Infektolog në QKUK Sali Ahmeti, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht në lidhje me situatën me Covid 19 ne vend.Ahmeti ka theksuar se Covid 19 është një virus i panjohur, por thotë se muaji Maj duhet të jetë muaji kur duhet të kemi lakoren e rënies graduale.“Virusi i Covid 19 ende është enigmatik dhe ka  shumë të panjohura rreth tij  dhe ekspertët e jashtëm janë të rezervuar sa i përket informacioneve rreth tij.

Personalisht mendoj nëse ky virus respketon së paku deri diku një normativë të evoluimit biologjik të tij apo së paku të një sjelljeje normale të tij në raport me viruset e tjera, muaji Maji duhet të jetë muaji kur ky virus duhet të ketë lakoren e rënies graduale. Megjithatë tërheqja e tij pak është në varësi të masave preventive që janë marrë, nga respektimi i masave mbrojtëse dhe respekivisht edhe nga numri i i të infektuarve në vende të caktuara që megjithatë është i ndryshëm prej vendeve ku po shfaqet. Këto kishin me qenë si parashikime natyre por nëse virusi tregon sjellje jo të zakonshme atëherë është vështirë për me parashiku. Por unë personilisht mendoj se Maji duhet me qene muaji kur ky virus isht dasht fillojë tërheqjen graduale të tij” tha Ahmeti për Gazeta Blic.

Deri tani në vendin kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 224 persona ku fatkeqësisht 6 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Menu Title